Gnabry dhe përulësia, merita është e “Schwarzenegger”-it të Arsenal-it

17 Maj 2020
22:49
Denis Hakanaj
back button

Si mund të nihmohet një futbollist i ri që të mos bëhet mendjemadh? Një ide të qartë për këtë e ka Serge Gnabry. Sulmuesi gjerman, që ka shpërthyer te Bayern Munich, ka fituar eksperiencë tek Arsenal-i, ku ka takuar Per Mertesacker.

Mbrojtësi nuk ka patur asnjë problem të përdorë sisteme drastike me bashkëkombësin e tij. Ky ka qenë rrëfimi i Gnabry për The Player Tribune: “Per është djaloshi më simpatik në botë. Por edhe djaloshi më gjerman në botë”.

“Duket sikur është aq i gjatë për  të të parë nga lart poshtë me qëllimin për të të frikësuar, por edhe për të qenë miqësor. Nuk e di nëse ka një fjalë të saktë për këtë. Imagjinoni si të ishte një Arnold Schëarzenegger miqësor ose diçka e tillë. Ky është Per”.

“Pavarësisht nga ajo që bëja në stërvitje, ai vinte më pas tek unë dhe më thoshte gjëra të titpit: ‘Serge, mbaj mend nga vjen! Je nga Shtutgarti! Përulësi, përulësi, përulësi! Serge, mendon se je i mirë, eh? Duhet të jesh i përulur! Përulësi!”.

Duket se sistemi Mertesacker ka funksionuar shumë mirë me Gnabry…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit