Godet Luftëtari, prezanton ish-sulmuesin e Feyenoord

31 Gusht 2019
10:00
Alfred Lleshi
back button

Luftëtari po bën gjithçka që të ringrihet me presidencën e re. Pas “tërmetit” që shkaktoi largimi i trajnerit Klevis Dalipi, një ditë para nisjës së sezonit të ri futbollistik, në “timonin” teknik të bluzinjve është vendosur Klodian Duro. Ish-futbollisti i kombëtares, në bashkëpunim me presidentin, po nxitojnë të afrojnë lojtarët e duhur, para se të mbyllet merkatoja (2 shtator). 

Synimi është për më shumë se mbijetesa në Superiore, por vështirësitë duken të mëdha. Ditën e sotme, klubi gjirokastrit ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në sulm. Fjala është për Angelmo Vyent, që vjen nga Hollanda. Lojtari në fjalë, më parë ka qenë edhe pjesë e Feyenord. 27-vjeçari ka lindur në Roterdam, luan si sulmues qendor dhe i majtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit