Godet sërish Wanda Nara: Ka pa fund tundime, por shumë pak e meritojnë mëkatin…

30 Prill 2022
13:38
Alfred Lleshi
back button

W/anda Nara nuk lë askënd indiferent. Sa herë që del në rrjetet sociale ajo krijon zhurmë. Si kjo herën e fundit. Kanë kaluar rreth një vit nga ‘Wandagate’ e famshme. Mauro Icardi flirtoi me China Suárez, gjë që për pak i kushtoi martesën.

Por Wanda nuk harron dhe jep mesazhe të koduara, të ngarkuara me simbolikë për këdo që di t’i lexojë ato. Epo, binzesmenja argjentinase ka “goditur” sërish. Ajo ka lënë një mesazh shumë të spikatur.

“Ka shumë tundime, por shumë pak e meritojnë mëkatin”, – ka shkruar bashkëshortja e Icardit. E gjitha kjo e shoqëruar me një ngritje të fuqishme të temperaturave në vaskën e shtëpisë së saj. Një lloj demonstrimi për futbollistin se çfarë do të linte t’i ikte nga duart…

Natyrisht, reagimi i trupës së ndjekësve të panumërt të influencueses argjentinase nuk ka vonuar shumë. “Icardi e di shumë mirë”, “zilia e të zvarriturve” apo “Mauro nuk thotë të njëjtën gjë”, janë disa nga komentet që mund të lexohen mes komenteve në listën e 12 milionë ndjekësve të Wanda Nara.

Një tjetër “sfilatë” e jashtëzakonshme e biznesmenes, që jep mesazhe direkte për partnerin futbollist. Ju mbetet vetëm të shikoni historikun e fotove që ajo poston në rrjetet sociale, sidomos këtë vit të fundit ku martesa e saj u vu në rrezik.

Nga aty, ajo vazhdon të ndajë momente me Icardin. Kuptohet, herë pas here nuk është keq të kesh një dalje të këtij lloji, për të “zgjeruar territor” siç ka bërë Argjentina.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit