Goditi me grusht kundërshtarin, jepet dënimi për Eros Grezda

4 Qershor 2020
15:52
Alfred Lleshi

Futbollisti shqiptar i Osijek, Eros Grezda, ka mësuar sot masën e ndëshkimit për sulmin fizik ndaj Antonio Čolak, pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, të luajtur ndaj Rijekës në Rujevica. Historia që ndodhi të dielën, pas gjysmëfinales, ka ditë që diskutohet mes futbolldashësve kroatë, për fat të keq. Pas humbjes së Osijekut (3-2), 25-vjeçar i kombëtares shqiptare sulmoi lojtarin e Rijekës në parkingun e stadiumit, e goditi në kokë me grushte. Gjithçka është regjistruar nga një kamera dhe tani dënimi ka mbërritur.

Komisioni disiplinor i HNS vendosi të ndëshkojë Grezdën me 4 ndeshje pezullim. Sipas mediave kroate, ky penalizim është shumë i butë, duke marrë parasysh që, sipas rregullave disiplinore, mund të dënohej edhe me 6 ndeshje për një vepër të tillë. Përkatësisht, këtë parashikon neni 57, të cilit iu referua në një deklaratë të shkurtër Komisioni Disiplinor:

“Komisioni Disiplinor i Federatës Kroate të Futbollit zhvilloi sot një seancë, në të cilën, përveç të tjerave, mori një vendim për dënimin e lojtarit të NK Osijek, Eros Grezda. Komisioni disiplinor vendosi ta pezullojë atë me 4 ndeshje kampionati dhe kupe, sepse pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë mes Rijekës dhe Osijekut sulmoi fizikisht lojtarin kundërshtar, Antonio Mirko Čolak, jashtë fushës së lojës, në stadiumin “HNK Rijeka”, duke kryer kështu shkelje sipas nenit 57 të Rregullores së Disiplinës të HNS. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua edhe lojtarit”.

Video: Dalin pamjet, Grezda goditi keq sulmuesin kundërshtar

Lajme të tjera

Lajmet e fundit