Goditja e bujshme; një shqiptar transferoi Luka Jovic te Real Madridi

12 Qershor 2019
15:47
Alfred Lleshi
back button

Luka Jovic kompletoi transferimin te Real Madridi, ditën e sotme. Kalimi i testeve mjekësore, prezantimi para mediave, konferenca për shtyp, fjalët e para si lojtar i “mbretërorëve” dhe pastaj një “ekspozitë” në “Santiago Bernabeu” ishin disa nga etapat e kësa dite të shënuar për 21-vjeçarin. Pritja dhe prezantimi ishte i denjë për një yll, status që e ka merituar në Bundesliga, me Enitracht Frankfurt, deri tani. 

Megjithatë, Real Madridi është krejt tjetër gjë. Sulmuesi serb ka përpara kohën e mundësitë për t’i justifikuar 60 milionë eurot e shpenzuara nga Florentino Perez për të. Ajo që vlen të spikatet në këtë transferim është edhe “pjesa shqiptare”, së cilës mediat e huaja nuk i janë referuar. Fjala është për menaxherin shqiptar të sulmuesit, Fali Ramadani, që ka marrë pjesë në të gjitha bisedimet mes palëve dhe ka mbyllur marrëveshjen mes lojtarit e të bardhëve. 

Ai ka pozuar edhe sot , gjatë prezantimit, bashkë me Jovic e presidentin Florentino Perez, duke pasur në sfond trofetë e shumtë “veshëgjatë” të Real Madridit (Champions-it). Një goditje e madhe për menaxherin e njohur shqiptar, i cili duket se ka në proces një tjetër operacion të spikatur të kësaj vere; kalimin e Maurizio Sarrit në stolin e Juventusit. Ramadani është menaxheri i trajnerit italian të Chelsea, por edhe i lojtarëve të tjerë me peshë, kryesisht nga Ballkani, si Miralem Pjanic. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit