Goditja e dytë në merkato vjen nga Holanda, PSG arrin marrëveshjen me mesfushorin e PSV

19 Maj 2023
8:56
Telesport
back button

Goditja e dytë në merkato për skuadrën e PSG vjen nga Holanda. Kampionët e Francës, pasi kanë siguruar mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar, kanë arritur një marrëveshje edhe me Ibrahim Sangare.

Mefushori 25-vjeçar luan me PSV prej 3 sezonesh. Sangare ka luajtur edhe më parë në Francës, me Touluse, ndërkohë që tani do të rikthehet të luajë me PSG. Një mesfushor që e njeh mirë edhe portën, pasi këtë sezon ka realizuar 7 gola.

Tashmë PSG duhet të bindë edhe klubin holandez, pasi lojtari nga Bregu i Fildishtë ka një kontratë deri në vitin 2027 me PSV. Kostoja e tij është rreth 35 milionë euro, ndërkohë që Sangare pëlqehet edhe nga Liverpool.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit