Goditja e këndit që turpëroi Barcelonën…, shpërthen ironia në “jetën reale” (video)

11 Maj 2019
10:26
Alfred Lleshi

Dy “youtubers” të mirënjohur britanikë kanë parodizuar me goditjen këndore të Alexander Arnold, prej nga erdhi goli i katërt dhe i kualifikimit kundër Barcelonës, të martën në mbrëmje, në “Anfield”, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke e “materializuar” atë në situata të jetës reale. 

Videoja, që po bëhet me shpejtësi “virale”, është filmuar në banjo, në një bankomat ku tërhiqen para, jashtë me një makinë luksoze sportive dhe në fund, sërish në banjo. Ironia është therëse, duhet të mbash barkun me dorë nga e qeshura e pashmangshme dot…


Lajme të tjera

Lajmet e fundit