Goditje “big”, Teuta merr mesfushorin me emër në Superiore

15 Qershor 2019
16:59
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta po bën një merkato të mirë, pasi para pak momentesh zyrtarizoi dhe afrimin më të fundit. Bëhet fjalë për ish-mesfushorin e Luftëtarit, Albano Aleksin. 

Ai ka firmosur me durrsakët dhe është prezantuar nga klubi ditën e sotme. Shtatshkurtri u largua nga Luftëtari me polemika, ndërsa tani do të vihet nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi për të luajtur me skuadrën në Europa League. 

26-vjeçari do të nisë një tjetër kapitull në karrierën e tij. Ky është afrimi i katërt për skuadrën e Teutës në merkaton e verës. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit