Goditje bilardoje! Ruiz “shpon” Romën dhe i jep Napolit dyfishimin e rezultatit (VIDEO)

29 Nëntor 2020
22:23
Telesport
back button

Napoli ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Romës dhe këtë herë ai që shënon është Fabian Ruiz.

Pas pasimit të marrë nga Insigne, mesfushori i talentuar ka lëshuar një të majtë si një “goditje bilardoje”, pra duke e çuar topin ngjitur me shtyllën pingule të portës së Romës.

Një top “i pisët” që ka përqafuar rrjetën. Për skuadrën e Gattusos gjithçka bëhet e lehtë tashmë dhe rezultati shënon 2-0!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit