Sevilla ka marrë Martial nga Manchester United, por duket se vendi i dytë në renditjen e La Liga-s ka hapur oreksin e andaluzëve.
Drejtori sportiv Monchi, sipas elgoldigital, ka një fiksim dhe quhet Isco. Talenti i Real Madrid nuk merret në konsideratë nga Ancelotti dhe kontrata e tij skadon në fundin e këtij sezoni.
Merkato e janarit është mundësia e fundit për Los Blancos që të mos e humbin lojtarin me kosto zero. Për Sevilla-n do të ishte një goditje e rëndësishme e minutës së fundit, Lopetegui e do me çdo kusht.
Dhe nëse Isco transferohet te Sevilla, Ivan Rakitic mund të largohet. E ardhmja e kroatit mund të jetë në Serinë A dhe më saktësisht tek Juventus-i.
Për bardhezinjtë 34-vjeçari do të ishte një përforcim cilësor me kosto të ulët. Dhe ka pak mundësi që ish-ylli i Barçës të refuzojë një ofertë të Juventus-it.
E vetmja pikëpyetje për torinezët do të ishte mosha e mesfushorit.