Goditje e papritur për Inter-in: rinovim dhe lamtumirë e menjëhershme

15 Gusht 2022
14:57
Denis Hakanaj

Ndeshja  parë e Inter-it në kampionat ishte një vorbull emocionesh: nga goli në minutat fillestare nga Romelu Lukaku, njeriu më i pritur i ditës, tek ai në minutat e fundit i Denzel Dumfries. Edhe merkato mund të rezervojë një befasi në ditët e fundit për ekipin e Simone Inzaghi-t.

Trajneri romanjol në deklaratat që i paraprinë ndeshjes, por edhe në ato pas ndeshjes, ritheksoi nevojën për të pasur një tjetër qendërmbrojtës në skuadrën e tij.

Për më tepër, ish-trajneri i Lazio-s do të dëshironte të kishte garancinë e Skriniar dhe Dumfries, por Marotta theksoi nevoja të ndryshme për klubin milanez. Në mbrojtje, megjithatë, një kthesë e rëndësishme mund të ndodhë në ditët në vijim.

Sipas edicionit të sotëm të ‘La Gazzetta dello Sport’, përforcimi për mbrojtjen e Inzaghi-t mund të jetë Manuel Akanji dhe mund të vijë shumë shpejt.

Zvicerani duket se ka zgjedhur zikaltrit dhe po shtyn klubin Dortmund, ku nuk është më pjesë e projektit teknik, për të marrë transferimin në Serie A.

Megjithatë, risia kryesore do të ishte në modalitetet e këtij operacioni. Akanji është i lidhur me Borussia Dortmund me një kontratë deri në vitin 2023, por sipas Gazzetta-s ai mund ta zgjasë atë edhe për një vit në mënyrë që të mund të lëvizë në huazim.

Një operacion huazimi do të ishte më i përballueshëm për Inter-in, me Beppe Marotta që mund t’i dorëzojë mbrojtësin e shumëdëshiruar  Inzaghi-t. Zvicerani, me përjashtim të një largimit në minutën e fundit të Milan Skriniar, do të merrte vendin e Ranocchia-s te zikaltrit.

Për këtë arsye, Akanji do të përfaqësonte një përforcim të madh për milanezët dhe do të kompletonte skuadrën.

Me pak fjalë, Interi ka gjithçka për të qenë protagoniste në këtë sezon, si në Itali ashtu edhe në Europë, dhe puna e bërë nga drejtuesit për të përmirësuar vijën e dytë të ekipit është shumë e rëndësishme. Ndërkohë Akanji dëshiron Inter-in dhe shtyn për transferimin në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit