Goditje e rëndë për Inter-in, ylli humb Napoli-n dhe Champions-in

16 Nëntor 2021
15:58
Denis Hakanaj
back button

Ndërprerja e kampionateve për ndeshjet e kombëtareve ka sjellë shumë probleme për klubet.

Mes skuadrave më të goditura është edhe Inter-i, që ka humbur Bastoni-n dhe Stefan De Vrij.

Pikërisht gjendja e holandezit është ajo që shqetëson më shumë zikaltrit.

Qendërmbrojtësi ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes Holandë-Mali i Zi. De Vrij është kthyer në Milano ditën e hënë dhe pritet të qëndrojë larg fushave për të paktën dy javë.

Holandezi do të mungojë në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Napoli-t në kampionat dhe në atë të Champions-it kundër Shakhtar mesjavën e ardhshme.

Zikaltrit shpresojnë ta shikojnë në fushë nëse jo kundër Venezia-s, të paktën kundër Spezia-s, para një tjetër ndeshje të madhe kundër Roma-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit