Goditje e zgjuar e Arsenal, pranë marrëveshjes me talentin e mesfushës!

23 Mars 2020
16:13
back button

Goditja e parë e merkatos së Arsenalit duket se po shkon drejt finalizimit. Bëhet fjalë për Matty Longstaff, talenti që luan me Neëcastle United.

20-vjeçari ka një kontratë deri në fund të këtij sezoni me klubin e tij dhe nuk ka rënë dakord për të rinovuar. Kështu, Arsenal mund ta afrojë në “Emirates” me parametra zero.

Sipas “The Sun”, marrëveshja është gati e arritur mes lojtarit dhe drejtuesve londinezë. Nëse gjithçka shkon drejt zyrtarizimit, atëherë do të ishte një goditje mjaft e zgjuar nga “Topçinjtë”, pasi Longstaff shihet si një lojtar me shumë të ardhme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit