(VIDEO) Goditje fatale në pistë, ndahet nga jeta talenti i motoçlizmit vetëm 14 vjeç

25 Korrik 2021
18:08
Telesport
back button

Një tragjedi ka goditur sot garat e motoçiklizmit. Talenti 14-vjeçar, Hugo Millan ka humbur jetën për shkak të një aksidenti të rëndë në pistën e MotorLand Aragón, Spanjë.

I riu po garonte me motorin e tij në turneun e quajtur “European Talent Cup”, kur në kthesën 13 humbi kontrollin e motorit dhe ra në asfalt. Më pas ai u çua dhe tentoi të dalë nga pista.

Por ishte ai momenti fatal kur një nga pilotët e tjerë i erdhi nga pas me shpejtësi dhe e përplasi.

Pas aksidentit ai u dërgua në spital, por nuk ishte e mundur të shpëtonte për shkak të dëmtimeve të pësuara.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit