Goditje në sulm, blerja e Barcelonës mund të zyrtarizohet sot!

21 Janar 2019
11:59
back button

Barcelona është vënë në alarm për të marrë medoemos një sulmues, pasi largimi i Munir El Haddadi ka bërë që në stol të mos ketë asnjë rezervë për rastet e nevojshme kur do mungojë Suarez.

Situata është e qartë, katalanasit duan një 9-sh me eksperiencë që të bëjë diferencën në fushë në pak minuta që do ketë në dispozicion. Blerja e re e ka të qartë se do qëndrojë gjithmonë në pankinë kur Suarez është i gatshëm për të luajtur.

Këtë profil sulmuesi që kërkon Barcelona ka bërë që lista të shkurtohet në pak emra. Morata është drejt Atelicos, Falcao dhe Carlos Vela janë fshirë nga lista sepse Barçës i duhet një lojtar që mund të luajë vetëm 10 minuta. 

Preferohej Llorente i Tottenham, por dëmtimi i Kane e ndërlikon mundësinë e spanjollit për t’u larguar nga Londra. Profili i sulmuesit që pëlqehet plotësohet nga Huntelaar, holandezi po vijon karrierën te Ajax në moshën 35-vjeçare. Një tjetër opsion më i besueshëm është ai i Oliver Giroud, edhe pse francezi nuk e njeh kampionatin spanjoll mund të jetë ai lloji i bomberit që katalanasit kërkojnë. 

Emri i sulmuesit të zgjedhur është në sekret maksimal, por sot nga “Camp Nou” mund të dalë “tym i bardhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit