Goetze largohet nga Dortmundi, 3 klube në Serie A nisin garën

24 Maj 2020
11:46
Eraldo Harlicaj
back button

Mario Goetze do të largohet nga Borussia Dortmundi në fund të sezonit. Ekipi gjerman e bëri me dije diçka të tillë para ndeshjes me Wolfsburg. Heroi i kombëtares gjermane në botërorin e 2014 nuk do të rinovojë me klubin e Dortmundit.

Goetze është në radarin e tre klubeve të Serie A. Milani, Roma dhe Lazio e duan ta kenë për sezonin e ri. Lojtari nga krahu tjetër ka pranuar se do të largohet nga Bundesliga për të marrë emocione të tjera.

Drejtori Igli Tare beson se mund të rilindë futbollistin gjerman, pasi janë specialistë në ringritjen e yjeve të shuar. Rasti i Ciro Immobiles është i fundit, ndërsa nuk mund të harrohet dhe bashkëkombasi i tij Miroslab Klose.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit