Goga Basket eliminon Tiranën, derbi durrsak për titullin kampion

29 Prill 2019
11:01
Gentian Spiri

Goga Basket ka mposhtur 100-65 Tiranën në gjysmëfinalen e tretë të play off-it luajtur në mjediset e “Akademisë Goga”, duke siguruar kualifikimin për në fazën finale, ku e pret Teuta. Ekipi durrsak fitoi 2-1 serinë e ndeshjeve ndaj bardhebluve, duke e merituar kualifikikimin. Goga do të ketë edhe faktorin fushë në favor në derbin ndaj Teutës, duke qenë se e mbylli sezonin e rregullt më mirë.

Ndeshja e tretë gjysmëfinale midis Gogës dhe Tiranës ishte një formalitet për skuadrën vendase, ndjeshëm më superiore në parket. Bardheblutë duket se i kishin shkarkuar të gjitha energjitë, duke mos qenë në gjendje të rivalizojnë. Goga Basket u shkëput që në periodën e parë dhe e thelloi epërsinë nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren dhe kualifikimin për në fazën finale.

Basketboll – Meshkuj, Gjysmëfinale play off (raundi 1)

Goga Basket – Tirana, 81-74

Teuta – Partizani, 83-60

Basketboll – Meshkuj, Gjysmëfinale play off (raundi 2)

Partizani – Teuta, 63-69

Tirana – Goga Basket, 82-75

Basketboll – Meshkuj, Gjysmëfinale play off (raundi 3)

Goga Basket – Tirana, 100-65 (2-1)

*Teuta e Goga Basket do të luajnë në finalet play off

Lajme të tjera

Lajmet e fundit