Goga Basket fiton finalen e tretë ndaj Teutës dhe ëndërron titullin

13 Maj 2019
9:32
Telesport
back button

Goga Basket fiton 79-70 ndaj Teutës në finale e tretë play off në basketboll për meshkuj, duke udhëhequr 2-1 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale. Derbi i tretë durrsak zhvilluar në mjediset e “Akademisë Goga” u fitua nga skuadra vendase, që tashmë është një fitore larg titullit kampion, për herë të parë në histori.

Ndeshja u komandua gjatë gjithë kohës nga skuadra e Gogës, që pari një epërsi të lehtë që në periodën e parë, të fituar 22-13. Diferenca nuk ndryshon as në periodën e dytë, me vendasit që kontrollojnë epërsinë e krijuar, duke mos lejuar Teutën të afrohet.

Situata nuk ndryshon as në pjesën e dytë, Goga Basket administron mirë avantazhin, duke mos i dhënë mundësi Teuta të rikuperojë. Kështu, Goga fiton 79-70, ndeshje ku u dallua Ramme, autor i 18 pikëve.

Për Teutën u dalluan Lasku me 25 pikë e Hysenagolli me 17, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Më 15 maj, në Durrës, do të luhet finalja e katërt.

Basketboll – Meshkuj, finale play off

Ndeshje 1, Goga Basket – Teuta, 84-88

Ndeshje 2, Teuta – Goga Basket, 72-73

12 maj, Goga Basket – Teuta, 79-70

15 maj, Teuta – Goga Basket, ora 18:00 (Durrës)

*Goga Basket udhëheq 2-1 serinë e finaleve ndaj Teutës

Lajme të tjera

Lajmet e fundit