Goga Basket nis shkëputjen, Kamza ende në “zonën e ftohtë”

8 Mars 2019
23:01
Telesport
back button

Java e 15-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka nisur me fitoren e skuadrës së Goga Basket, që triumfoi 92-75 ndaj Kamza Basket në kryeqytet. Një ndeshje në përgjithësi e komanduar nga skuadra durrsake, që krijoi një epërsi të lehtë me kalimin e minutave, duke e administruar atë deri në fund.

Suksesi mban në krye të klasifikimit ekipin e Gogës, madje tashmë të shkëputur 4 pikë nga Teuta e vendit të dytë në renditjen provizore. Ndërsa Kamza Basket vijon të jetë në “zonën e ftohtë” të renditjes, duke rrezikuar rënien nga Superliga.

Te femrat, Studenti ka siguruar mbijetesën në Grupin A1, pas fitores së vështirë 65-61 ndaj Elbasanit, një përballje mes dy ekipeve që mbyllin renditjen. Fitorja lë kryeqytetaset në vendin e parafundit, duke dënuar Elbasanin, që tashmë i afrohet rënies në Grupin A2.

Sfida e luajtur në “Asllan Rusi” ka qenë gjatë gjithë kohës me rivalitet dhe emocione, pasi të dyja skuadrat dueluan fort për fitore. Elbasani tentoi surprizën dhe të përmbysë renditjen, por pa sukses. Studenti u tregua më i kujdesshëm në fund dhe e meritoi fitoren.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 15-të (8 shkurt)

Kamza – Goga Basket, 75-92

E shtunë, 9 shkurt

Vllaznia – Partizani, ora 17:00 (Shkodër)

E diel, 10 shkurt

Teuta – Tirana, ora 18:00 (Durrës)

Renditja: Goga Basket 28 pikë (13/2), Teuta 24 pikë (10/4), Partizani 22 pikë (8/6), Tirana 21 pikë (7/7), Kamza Basket 18 pikë (3/12), Vllaznia 16 pikë (2/12).

Basketboll  – Kategoria e Parë Femra, Grupi A1, java e 15-të (8 shkurt)

Studenti – Elbasani, 65-61

E shtunë, 9 shkurt

Flamurtari – Sh.K.B.Tirana, ora 11:00 (Vlorë)

Sh.B.Tirana – Vllaznia, ora 15:00 (Tirane)

Renditja: Sh.K.B.Tirana 26 pikë (12/2), Sh.B.Tirana 25 pikë (11/3), Flamurtari 24 pikë (10/4), Vllaznia 21 pikë (7/7), Studenti 18 pikë (3/12), Elbasani 15 pikë (0/15).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit