Gol, çlirim dhe problem muskulor! 63 minutat e Armando Brojës te Fulham-Chelsea (VIDEO)

2 Tetor 2023
22:38
Telesport
back button

Armando Broja u rikthye te luante titullar te Chelsea pas gati 1 viti dhe gjithashtu te gjente golin e pare kete sezon me fanelen blu. Shqiptarit iu dha besim nga Pochettino ne derbin e Londres ndaj Tottenham, edhe pse ekipi blu po kalon moment te veshtire ne mungese te rezultateve…

Broja shenoi golin e dyte te sfides pasi i pari qe hapi gjithcka ishte i Mudryk, gjithashtu i pari me fanelen e Chelsea-t, i blere per 100 mln euro nga Shakthtar.

Vlen të theksohet fakti se hera e fundit që Broja kishte gjetur rrugën e rrjetës ishte më datën 8 tetor 2022, në duelin ndaj Uolves, ku skuadra e tij triumfonte me rezultatin 3-0. Shpresojmë që kjo ecuri fantastike e yllit kuqezi, të vijojë edhe në duelet që do të zhvillojë me Kombëtaren shqiptare po në muajin tetor.

Armando Broja regjistroi sulme më të suksesshme (3/5) dhe fitoi më shumë duele totale (7/10) se çdo lojtar tjetër për Fulhamin ose Chelsean, ndërsa ishte në fushë brenda 63 minutave. Por, me pas u detyrua te linte fushen per nje problem ne gju. Te shohim nese do te jete dicka serioze ose e lehte nga lodhja pas rikthimit nga thuajse 1 vit jashte fushave.

GOLI I BROJES – VIDEO

BROJA ZEVENDESOHET – VIDEO

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit