Gol e asist ndaj Leipzig, mesfushori i Kosovës drejt Serisë A!

12 Korrik 2019
20:35
back button

Benjamin Kololli ka rënë në radarin e Bologna, të cilët janë duke kërkuar një tjetër përforcim pasi firmosën me Skov Olsen.

Mesfushori me tipare sulmuese pëlqehet nga klubi italian, që është duke përgatitur negocimin me Zurich, për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit, që para pak minutash shënoi një gol dhe dha një asist në fitoren 4-1, në miqësoren ndaj RB Leipzig.

Lojtari i përfaqësues së Kosovës këtë sezon ka shkëlqyer me 14 gola, 10 në kampionatin zviceran, 2 në kupë dhe 2 në Europa League, një prej tyre ndaj Napolit. Megjithatë, duhet parë dhe se çfarë mendon Sinisa Mihajlovic, që është serb…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit