Gol edhe ndaj Interit, xhevahiri i ri në Serie A rritet pas çdo ndeshje. Juventusi ka opsionin e blerjes: detajet!

8 Prill 2021
15:43
Telesport
back button

Duke shënuar dje në humbjen 2-1 kundër Inter, mesfushori i datëlindjes 2000 Hamed Junior Traorè është një nga protagonistët pozitivë të Sassuolo të De Zerbi në këtë fazë të sezonit.

Tre gola në katër ndeshjet e fundit, lojtari i Bregut të Fildishtë i cili kishte shënuar edhe me Romën ka rifituar vendin e titullarit në ndeshjet e fundit me rezultate të rëndësishme që De Zerbi nuk harroi të nënvizojë as dje në post-ndeshje.

Traoré mbërriti nga Empoli dy vjet më parë dhe Sassuolo verën e ardhshme, në fund të huasë dy-vjeçare, do të ketë detyrimin të shlyejë kartonin e tij për 16 milion euro.

Sidoqoftë, ai operacion u përcaktua në sinergji me Juventus, një klub që në atë kohë – pra në 2019 – ra dakord për një çmim me Sassuolo për ta blerë atë këtë verë.

Në përmbledhje: nëse nga njëra anë Sassuolo do të ketë detyrimin për të blerë Traoré për 16 milion euro në verë, nga ana tjetër Juventusi do të ketë mundësinë ta blejë atë për dy milion euro më shumë, ose e thënë ndryshe 18 milion euro.

Çfarë do të bëjë Juventus? Për momentin, një vendim nuk është marrë ende. Sidoqoftë, Juventusi është një opsion për të mos u nënvlerësuar: ndërkohë, Traoré vazhdon rrugën e tij të rritjes nën urdhrat e De Zerbi. Me rezultate të shkëlqyera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit