Gol i çmendur dhe super asist nga Messi, PSG përmbys gjithçka në shtatë minuta (Pamjet)

29 Tetor 2022
18:23
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain është kthyer në fushë pas fitores 7-2 të marrë në mesjavë kundër Maçabi Haifa-s në Champions League. Kampionët e Francës po luajnë në shtëpi kundër Troyes.

Nuk ka nisur mirë ndeshja për vendasit që e kanë parë veten në disavantazh 1-0 pas vetë tri minutash lojë. Balde, në fakt, ka ndëshkuar Donnarumma-n me një goditje të bukur fluturimthi pas një kundërsulmi të shpejtë.

GOLI I TROYES – VIDEO

Kundërpërgjigja e skuadrës së Galtier ka ardhur në minutën e 24-t me Soler që ka barazuar rezultatin pas një asisti të bukur të marrë nga Neymar.

Ylli brazialin ka pasur një mundësi për të shënuar në minutën e 22-të, por tentativa e tij nga distanca ka përfunduar për pak jashtë. 1-1 rezultati pas 45 minutave të para.

GOLI I SOLER – VIDEO

Edhe pjesa e dytë ka nisur keq për PSG-në, me Troyes që ka kaluar përsëri në avantazh me Balde në minutën e 52-të. Këtë herë reagimi i vendasve ka qenë pothuajse i menjëhershëm me Leo Messi-n që ka barazuar shifrat në minutën e 55-të me një super gol nga distanca.

GOLI I LEO MESSI – VIDEO

Shtatë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i përmbysjes për ekipin e Galtier. Neymar ka marrë një super pasim nga Messi dhe ka mposhtur me portierin kundërshtar me një të goditje të fortë me të djathtën.

GOLI I NEYMAR – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit