GOL I MBAPPE! Rregullorja e FIFA-s flet qartë: I vlefshëm sepse… (VIDEO)

10 Tetor 2021
23:19
Telesport
back button

Goli i shënuar nga Kylian Mbappé, i cili i dha Ligën e Kombeve Francës, i cili mundi Spanjën 2-1 në San Siro është duke u diskutuar ende ne rrjetet sociale.

Pozicioni i sulmuesit francez duket se është përtej mbrojtësit të fundit në kohën e pasimit të Theo Hernandez, por ish -gjyqtari Tiziano Pieri, duke folur me Rai, shpjegoi pse goli u akordua me të drejtë:

“Të gjithëve iu duk një pozicion jashte loje i qartë, por Eric Garcia, duke shkuar në një rrëshqitje, e rikthen Mbappé në lojë, i cili më pas kontrollon topin. Duke prekur topin, Garcia e fut ne loje Mbappe”.

Ky është rregulli kryesor për vendimin e marre te goli i Kylian Mbappe.

“Një lojtar në një pozicion jashtë loje që merr topin nga një kundërshtar i cili qëllimisht e devijon, përfshirë edhe me dorë të qëllimshme, nuk konsiderohet se ka fituar një avantazh…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit