Gol i paparë në fushat e blerta, direkt nga goditja e dënimit, mbi 50 metra largësi (video)

24 Qershor 2019
9:30
Alfred Lleshi
back button

Rrallë mund të keni parë një gol të tillë. Ai është goditur përtej vijës së bardhë të mesit të fushës, pra nga një largësi diçka më shumë se 50 metra. Ekzekutimi ka ardhur direkt nga goditja e dënimit dhe topi ka fluturuar në ajër e ka përfunduar në rrjetën e portës kundërshtare. 

Një kryevepër në futboll, që mban emrin e Hérold Goulon. Goli i tij ishte i treti, u shënua në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe vulosi fitoren 3-1 të Pahang në fushën e Perak. Kjo ndeshje luhej për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Malajzisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit