Gol me “bodycam”, duket si reklamë: e ardhmja e futbollit në tv? (Pamjet)

27 Janar 2023
13:53
Denis Hakanaj
back button

Tifozët më nostalgjikë të futbollit duhet ta mbajnë mend reklamën e famshme të Nike të 2008-ës, “Take it to the next level”. Në atë reklamë është përdorur teknologjia bodycam, me të cilën rrëfehej historia e një futbollisti.

I riu, pasi ishte vënë re nga trajneri i asaj kohe tek Arsenal-i, Arsene Wenger, u ble nga Topçinjtë dhe në karrierën e tij u përball me më të fortët (Messi, Ronaldinho, Cristiano Ronaldo), duke shijuar suksesin e tij dhe duke u grumbulluar nga kombëtarja holandeze.

Pikërisht nga ajo reklamë gjeniale është frymëzuar skuadra e Sparëts së Pragës, që në miqësoren e fundit të luajtur kundër Nurnberg-ut i ka bërë dy lojtarë të saj të zbresin në fushë me një kamera në trup.

Më specifikisht është bërë fjalë për Jacub Jankto dhe Lukas Haraslin. Kanë qenë këta dy lojtarët që kanë luajtur me këtë teknologji të veçantë në uniformat e tyre.

Shikimi i aksioneve nga ky këndvështrim i privilegjuar ka qenë diçka spektakolare, por fati ka dashur që sllovaku të shënontë golin e avantazhit të përkohshëm 2-0 (ndeshja ka mbaruar 3-1).

Ashtu siç pritej videoja e aksionit është publikuar nga Sparta në kanalet zyrtare të klubit: “Nuk kam parë kurrë një gol në stadiumin Letna (stadium i ekipit çek) nga një këndvështrim më i mirë”, ka qenë mesazhi që ka shoqëruar videon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit