Gol skandaloz i anulluar! Milani proteston, arbitri jep me VAR pozicion jashtë loje (PAMJET)

19 Prill 2022
22:36
Telesport
back button

Anulohet gol ne Inter-Milan… Ne goditje kendi topi perfundon ne kembet e Bennacer qe godet nga distanca dhe shenon. Arbitri therritet nga VAR dhe pas 2 minutash vendos per pozicion jashte loje te Kalulu qe eshte ne rrezen e topit por ne fakt mbrojtesi kuqezi po largohet dhe as nuk po interesohet per topin…

GOLI I ANULUAR

Vetem pak minuta dhe menjehere derbi i Milanos eshte ndezur nga goli i bukur i Lautaro Martinez. Spektakolar argjentinasi qe me te djathten fluturimthi ka goditur fort dhe shenuar pas krosimit te Darmian ne krah te djathte.

GOLI I LAUTAROS

Milani ka te pakten 3 raste per te shenuar por Handanovic pergjigjet mjaft mire. Ne fund te pjeses se pare ka ardhur edhe goli i dyte i Interit po me Lautaro Martinez. Nje asist perfekt nga Correa per bashkekombesin qe niset ne pozicion te rregullt dhe ia kalon topin mbi trupin e Maignan.

GOLI I DYTE I LAUTAROS

Prag ndeshja: Interi dhe Milani luajne sonte derbin në Kupën e Italisë. Gjysmëfinalja e kthimit pasi takimi i parë ka përfunduar 0-0. Trajnerët Inzaghi dhe Pioli kanë vendosur edhe formacionet perkatese. Interi ka ulur ne stol Dzeko dhe i beson ne sulm dyshes Lautaro-Correa, kurse Milani ka zgjedhur Saelemaekers dhe jo Messias.

Dy ekipet jane duke garuar edhe per titullin kampion ne Serie A kur kane mbetur edhe pese jave nga fundi, edhe pse duhet theksuar se Interi ka nje ndeshje me pak, ate ndaj Bologna-s qe nuk u zhvillua ne janar per shkak te Covid te disa lojtareve kundershtare.

Nderkohe, “San Siro” sot do te jete thuajse plot teksa eshte vendosur edhe rekord i fitimeve ne Kupen e Italise nga Interi qe ka arketuar rreth 4 mln euro. Klime e bukur dhe nje tjeter derbi pasi 3 te parat pas ketij kane pare nje fitore te Milanit dhe dy barazime.

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa. Trajner: Inzaghi / MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kesse, Leao; Giroud. Trajner: Pioli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit