GOL SPEKTAKOLAR: Vela thuajse si Maradona, “i përgjigjet” kështu Ibrahimovicit (VIDEO)

22 Gusht 2019
11:54
back button

“Në moshën e Carlos Vela, pra 29 vjeç, unë isha duke shënuar dhe fituar në Europë, ndërsa ai është në Amerikë në atë moshë… Ka diferencë  të madhe. Jam unë më i miri i kampionatit”… Zlatan Ibrahimovic iu përgjigj kështu thumbave të meksikanit, që deklaroi kohë më parë se “jam futbollisti më i mirë i MLS-së, e tregojnë statistikat dhe shifrat”…

Por, suedezi nuk ishte aspak dakord. Kështu, gara mes të dyve ka vazhduar dhe mbrëmjen e të mërkurës, Carlos Vela ka treguar edhe njëherë pse me statistika në Amerikë është i pakapshëm, por nuk është mjaftuar vetëm me gol, por ka realizuar një super gol, si Maradona dikur në Argjentinë-Angli, edhe pse jo nisje nga mesi fushës. Mjaftuan 3 driblime të shpejta bashkë me portierin për të realizuar.

Los Angelos FC fitoi 4-0 ndaj San Jose dhe vazhdon të kryesojë me 61 pikë, i shkëputur thuajse 20 pikë nga ndjekësit Minnesota dhe LA Galaxy, ku luan pikërisht Ibrahimovic. Pikërisht suedezi është 6 gola larg meksikanit, që tani është 26 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit