Gola dhe spektakël, por Partizani e Laçi ndahen në paqe (VIDEO)

27 Shkurt 2021
18:08
Telesport
back button

Sfida përmbyllëse e javës së 21-të në Kategorinë Superiore mes Partizanit dhe Laçit u mbyll pa fitues me shifrat 1-1. Gola e spektakël, por dy ekipet u ndanë në paqe, me një rezultat që vetëm Vllaznia kënaqet.

Ekipi i kuq dhe kurbinasit nuk arrijnë të rikuperojnë më shumë se 1 pikë nga kryesuesit e Vllaznisë. Partizani ishte ekipi që kaloi i pari në avantazh pas një goli të bukur të Çinarit, i cili shënoi në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro erdhi më me shumë besim dhe në minutën e 63-të gjeti golin me anë të sulmuesit Harmoun. Liberiani u gjend i lirë në zonë pas një krosimi nga krahu i majtë dhe shënoi duke mposhtur portierin Hoxha.

Deri në fund edhe Partizani dhe Laçi patën raste dhe tentuan ta fitonin ndeshjen, por gjithçka u mbyll në barazim 1-1. Kështu, Partizani mbetet i dyti në renditje me 38 pikë, 3 më pak se Vllaznia, ndërsa Laçi shkon në kuotën e 37 pikëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit