Shënoi golin e 100-të me Lazion, por Immobile vuan nga fluturimet. E zbulon shoku (VIDEO)

6 Nëntor 2019
13:54
back button

Ciro Immobile shënoi fundjavën e shkuar golin numër 100 me fanellën e Lazios duke vazhduar të shkruajë historinë teksa udhëheq edhe listën momentale të golashënuesve në Serie A, me 13 rrjeta të realizuara.

Por, frika e tij quhet… avioni! Në fakt, shoku i ekipit, Francesco Acerbi, ka postuar video teksa shihet sulmuesi italian që vuan nga dhimbjet e barkut si pasojë e fluturimit pasi e zë avioni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit