Golat me kombëtaret, dallimi i madh mes CR7 dhe Messit

19 Nëntor 2019
14:34
Alfred Lleshi
back button

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë vite që po vendosin rekorde në futbollin botëror, sin ë rang klubesh, edhe me kombëtaret respektive. Rivaliteti për të qenë më të mirët ka eklipsuar gjithçka në më shumë se dekadën e fundit. Pa polemika në këtë pikë, portugezi dhe argjentinasi kanë të njëjtin numër “Topash të Artë”, nga pesë të tillë. Megjithëse shumë ish-futbollistë prestigjiozë zgjedhin gjithmonë kapitenin e Barçës si më të mirin, CR7 vazhdon të garojë në majat më të larta dhe të shënojë rregullisht.

Sidoqoftë, në seksionin e golashënuesve me kombëtaret e tyre përkatëse ka një ndryshim të madh në numër, në favor të portugezit. Ndërsa Ronaldo ka grumbulluar 99 gola me Portugalinë, vetëm 28 prej tyre (29%) i ka shënuar kundër kombëtareve që renditen në “top 50” në botë. Në rastin e Messit, 57 nga 70 golat me Argjentinën janë shënuar kundër kombëtareve të pozicionuara në “top 50” të FIFA-s. Kësisoji, përqindja e kapitenit të Barçës rritet në 82%. E gjithë kjo, sipas të dhënave të mbledhura nga “Goal” dhe “AS”.

Kjo është lista e golave dhe rivalëve, ndaj të cilëve kanë shënuar të dy (top 50):

Messi – 70 gola
5 – Brazili, Paraguaji, Uruguaji (5 gola ndaj secilit)
4 – Venezuela, Ekuador
3 – Kolumbia, Kili, Zvicra, Bolivia, Nigeria, Meksika, Panama, Haiti, Guatemala
2 – Spanjë, Kroaci, Algjeri, Hong Kong, Nikaragua
1 – Franca, Gjermania, Portugalia, Peruja, Irani, SHBA, Sllovenia, Shqipëria, Bosnja, Serbia.
Messi shënoi golin e dytë të Argjentinës kundër Uruguajit në miqësoren e fundit.

Cristiano Ronaldo – 99 gola
7 – Lituania
5 – Andorra, Armenia, Letonia, Luksemburg, Suedia
4 – Estonia, Ishujt Faroe, Hungaria, Hollanda
3 – Belgjika, Danimarka, Irlanda Veriore, Rusia, Spanja, Zvicra
2 – Azerbajxhani, Bosnja, Kameruni, Qipro, Republika Czecheke, Egjipti, Kazakistani, Arabia Saudite
1 – Argjentina, Kroacia, Ekuadori, Finlanda, Gana, Greqia, Islanda, Irani, Maroku, Zelanda e Re, Koreja e Veriut, Panama, Polonia, Serbia, Sllovakia, Ukraina dhe Uellsi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit