Golden State dikton në fushë, mposht Dallas në finalen e parë

19 Maj 2022
8:16
Telesport
back button

Golden State fitoi sot 112-87 ndaj Dallas në finalen e parë play off në Konferencën e Perëndimit, duke e nisur mbarë serinë e takimeve mes dy ekipeve më të mira. Ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga basketbollistët e Ëarriors, që patën epërsi gjatë gjithë kohës.

Kolektiviteti ishte arma kryesore e skuadrës së Golden State, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Curry me 21 pikë si dhe Wiggins e Poole me nga 19 pikë ishin më të mirët pët vendasit. Për Dallas, Luka Doncic realizoi 20 pikë, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë për të evituar humbjen.

Konferenca e Lindjes-Finale play off

Miami – Boston, (1-0)

Konferenca e Perëndimit-Finale play off

Golden State – Dallas, 112-87 (1-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit