Golden State e Milwaukee fitore për play off, Boston mban kreun në Lindje

28 Nëntor 2022
10:13
Telesport
back button

Skuadra kampione e Golden State fitoi sot 137-114 ndaj Minnesota, duke qëndruar në grupin e ekipeve që synojnë një vend në play off. Curry me 25 pikë e 11 rebound si dhe Thompson me 21 pikë bërë diferencën për Warriors në këtë ndeshje. Fiton edhe ekipi i Clippers, që mundi 114-100 Indianë, ndeshje ku u dallua Zubac me 31 pikë e 29 rebound.

Miami, falë 32 pikëve të Adebayo, mundi 106-98 Atlanta, ndërsa Milwaukee fitoi 124-115 ndaj Clippers, në një përballje mes dy ekipesh rivale. Doncic realizoi 27 pikë e 12 asist për Dallas, por që s’mjaftuan, ndërsa për Bucks u dalluan Antetokounmpo me 30 pikë e 11 rebound si dhe Allen me 25 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Portland, 111-97

Minnesota – Golden State, 114-137

Clippers – Indiana, 114-100

Atlanta – Miami, 98-106

Boston – Washington, 130-121

Detroit – Cleveland, 94-102

New York – Memphis, 123-127

Orlando – Philadelphia, 103-133

Milwaukee – Dallas, 124-115

Lajme të tjera

Lajmet e fundit