Golden State fiton “in extremis”, humbasin Brooklyn, Lakers e Memphis

24 Janar 2022
8:32
Telesport
back button

Golden State fiton në momentet e fundit 94-92 ndaj Utah Jazz, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione luajtur sot në NBA. 6 lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë, me Poole që ishte shënuesi më i mirë, me 20 pikë. Në krye të renditjes në Lindje qëndron ekipi i Miami, që sot fitoi 113-107 ndaj Lakers.

LeBron James realizoi 33 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për kalifornianët, ndërsa për Miami u dalluan Robinson me 25 pikë e Butler me një “triple double” (20 pikë, 10 rebound, 12 asist). Zhgënjën edhe Brooklyn, që u mund 136-125 nga Minnesota, në një ndeshje spektakolare.

Edwards me 25 pikë, Towns e Rossell me nga 23 pikë bënë diferencën në parket për Minnesota. Bie edhe skuadra e Memphis, që u mund 104-91 nga Dallas. Ja Morant realizoi 35 pikë e 13 rebound, por që mbetën për statistikë. Në kahun tjetër, për teksanët, Luka Doncic realizoi 37 pikë e 11 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Clippers, 1120-102

Washington – Boston, 87-116

Miami – Lakers, 113-107

Orlando – Chicago, 114-95

Toronto – Portland, 105-114

Charlotte – Atlanta, 91-113

San Antonio – Philadelphia, 109-115

Dallas – Memphis, 104-91

Minnesota – Brooklyn, 136-125

Denver – Detroit, 117-111

Golden State – Utah Jazz, 94-92

Lajme të tjera

Lajmet e fundit