Golden State fulturon me Curry-Thompson, triumfojnë edhe Miami e Milwaukee

28 Janar 2023
9:10
Telesport
back button

Fitorja e dytë radhazi për kampionët e Golden State, që fituan 129-117 ndaj Toronto, duke iu afruar zonës play off. Ndeshje ku u dallua kapitenti Stephen Curry, autor i 35 pikëve e 11 asist, mbështetur edhe nga Klay Thompspn me 29 pikë.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Milwaukee, që mundi 141-131 Indiana, duke iu afruar kreut në Lindje. Antetokounmpo me 41 pikë e 12 rebound ishte më i miri në fushë për Bucks, ekip ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.

Fiton edhe Miami, që mposhti 110-105 Orlando, me Jimmy Butler protagonist, autor i 29 pikëve. Oklahoma, falë 35 pikëve të Alexander Shai, mundi 112-100 Cleveland, ndërsa Minnesota mundi 111-100 memphis (Edwards  25 pikë), që pësoi humbjen e pestë radhazi.

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Milwaukee, 131-141

Minnesota – Memphis, 111-100

Miami – Orlando, 110-105

Oklahoma – Cleveland, 112-100

Golden State – Toronto, 129-117

Lajme të tjera

Lajmet e fundit