Golden State hakmerret ndaj Lakers, Antetokounmpo lider për Milwaukee

22 Janar 2019
8:34
Telesport
back button

Fitorja e 33-të sezonale për skuadrën kampione të Golden State, që mundi 130-111 Lakers, duke u hakmarrë për humbjen e pësuar për Krishtlindje. Ndeshja e luajtur në Los Anxhelos u dominua nga miqtë, superior në fushë gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur ndjeshëm në periodën e tretë.

Mungesa e disa titullarëve, të dëmtuar, ndikoi në paraqitjen e Lakers, ku u dallua Zubac me 18 pikë. Për Golden State u dallua Thompson me 44 pikë, ndërsa Durant e mbylli me 20 pikë.

Philadelphia mposhti me lehtësi 121-93 Houston, përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencat përkatëse. Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, skuadra teksane luajti dobët edhe pse Harden realizoi 37 pikë, por që mbetën për statistikë.

Për Philadelphia u dallua Embiid me 32 pikë e 14 rebound. Fiton edhe skuadra e Boston, që falë 26 pikëve e 10 asist të Kyrie Irving mposhti 107-99 Miami, ndërsa New Orleans triumfoi 105-85 në fushën e Memphis (Hiliday e Mirotic nga 21 pikë secili).

Milwaukee vijon të dominojë renditjen në Konferencën e Lindjes, duke fituar edhe sot, 116-106 ndaj Dallas, sfidë ku vendasit u shkëputën në periodën e fundit. Antetokounmpo me 31 pikë e 15 rebound ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.

Nuk zhgënjen Oklahoma, që triumfoi 127-109 në fushën e New York, sfidë ku u dallua Paul George, autor i 31 pikëve. Në minutat e fundit triumfon Portland, që mundi 109-104 Utah Jazz (Lillard 26 pikë), ndërsa Chicago mposhti 104-88 Cleveland (LaVine 25 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Oklahoma, 109-127

Cleveland – Chicago, 88-104

Milwaukee – Dallas, 116-106

Washington – Detroit, 101-87

Atlanta – Orlando, 103-122

Brooklyn – Sacramento, 123-94

Memphis – New Orleans, 85-105

Boston – Miami, 107-99

Philadelphia – Houston, 121-93

Utah Jazz – Portland, 104-109

Lakers – Golden State, 111-130

Lajme të tjera

Lajmet e fundit