Golden State i papërmbajtshëm, tjetër leksion Dallas dhe prek titullin në Perëndim

23 Maj 2022
8:20
Telesport
back button

Ekipi i Golden State Warriors fitoi sot 109-100 ndaj Dallas Mavericks në finalen e tretë play off në Konferencën e Perëndimit. Sukses që afron edhe më shumë ekipin kalifornian me titullin në këtë kah të NBA-së. Golden State tashmë udhëheq 3-0 serinë e takimeve, duke qenë vetëm një fitore larg titullit në Perëndim.

Ndonëse ekipi i Dallas luante në shtëpinë e tij kjo s’mjaftoi për të fituar e rihapur garën. Miqtë bënë një ndeshje të mirë, ku u dallua i zakonshmi Stephen Curry, autor i 31 pikëve e 10 asist. Ai u mbështet mjaft mirë nga Wiggins, autor i 27 pikëve, ndërsa Clay Thompson e mbylli me 19 pikë. Një trio që bëri diferencën në parket.

Në kahun tjetër, skuadra e Dallas mund të prëkufizohet vetëm me Luka Doncic, që edhe sot ishte protagonist për të tijtë. Ai realizoi 40 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar. Mirë u paraqit edhe Brunson, që realizoi 20 pikë. Edhe ndeshja e katërt finale do të luhet në fushën e Dallas.

Konferenca e Lindjes-Finale play off

Miami – Boston, (2-1)

Konferenca e Perëndimit-Finale play off

Golden State – Dallas, 109-100 (3-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit