Golden State kampion në Perëndim dhe siguron “The Finals” për titullin në NBA

27 Maj 2022
8:20
Gentian Spiri

Skuadra e Golden State Warriors u shpall sot kampione në Konferencën e Perëndimit dhe do të luajë në finalen e madhe për titullin kampion në NBA (përballë fitueses nga Konferenca e Lindjes). Warriors fituan 120-110 ndaj Dallas në finalen e pestë në Perëndim, duke triumfuar 4-1 me ndeshje.

Të gjithë titullarët e Golden State realizuan mbi 10 pikë, çka tregon për punën e mirë kolektive të këtij ekipi. Klay Thompson me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë për Warriors, që bashkë me Stephen Curry dhe Draymond Green do të luajnë së bashku për këtë fanellë për të gjashtën herë në “The Finals”.

Në kahun tjetër, për Dallas, u dallkua Luka Doncic me 28 pikë e Spencer Dinwiddie me 26, por që s’mjaftuan për të fituar. Gjithsesi, dalja në finalet e Perëndimit ishte një sukses i madh për teksanët, që ashtu si Golden State nuk ishin favoritë, por treguan një lojë të shkëlqyer në fazën play off.

Konferenca e Lindjes-Finale play off

Miami – Boston, (2-3)

Konferenca e Perëndimit-Finale play off

Golden State – Dallas, 120-110 (4-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit