Golden State kërkojnë të rikthejnë Durant në ekip, ofrojnë në shkëmbim 4 lojtarë

4 Korrik 2022
10:10
Telesport
back button

Merkato e NBA vijon të prodhojë mjaft lajme interesante dhe në qendër të vëmendjes janë dy baskebollistët e Brooklyn Nets, Kevin Durant dhe Kyrie Irving.

Durant ka kërkuar të largohet në formën e shkëmbimit dhe skuadra e Golden State Warriors po mundohet të hyjë në bisedime për të risjellë yllin e NBA-së në ekipin   saj. Durant ka fituar dy tituj kampionë me Golden State para se të shkonte në Brooklyn.

Për momentin për Durant duken favoritë Phoenix Suns dhe Miami Heat, por edhe Golden State ka lojtarët në dispozicion për këtë shkëmbim. Sipas mediave amerikane, Warriors kanë ofruar në shkëmbim Jordan Poole, James Wiseman, Jonathan Kuminga e Moses Moody.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit