Golden State leksion edhe ndaj Clippers, fitojnë Lakers e Bucks

29 Nëntor 2021
10:14
Telesport
back button

Ekipi i Golden State nuk njeh pengesa këtë sezon në NBA, duke mposhtur 105-90 edhe Clippers, sukses që mban Warriors në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Sërish Stephen Curry bën diferencën në parket, duke realizuar 33 pikë, ndërsa 30 pikët e George për vendasit mbetën për statistikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakers, që mposhti 110-106 Detroit, në një sfidë të ekuilibruar. Grant realizoi 32 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan. LeBron James bëri një tjetër ndeshje të mirë, duke realizuar 33 pikë, mbështetur nga Davis me 24 pikë e 10 rebound si dhe Westbrook me 25 pikë.

Fitojnë edhe kampionët e Milëaukee, që triumfuan pa probleme 118-100 ndaj Indiana. Antetokounmpo realizoi 26 pikë për Bucks. Nuk zhgënjen as skuadra e Boston, që falë 21 pikëve të Smart mposhti 109-97 Toronto, ndërsa Memphis mundi 128-101 Sacramento, ndeshje ku u dallua brooks me 21 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Clippers – Golden State, 90-105

Indiana – Milwaukee, 100-118

Toronto – Boston, 97-109

Memphis – Sacramento, 128-101

Lakers – Detroit, 110-106

Lajme të tjera

Lajmet e fundit