Golden State lider, Lakers korrin fitoren e parë, zhgënjejnë Nets

25 Tetor 2021
8:22
Telesport
back button

Golden State ka marrë frenat e renditjes në Konferencën e Perëndimit, me 3 fitore radhazi. Ekipi i Warriors fitoi sot 119-107 në fushën e Sacramento, ndeshje e dominuar nga miqtë. Curry realizoi 27 pikë e 10 aaist, mbështetur nga Poole me 22 pikë.

Fitorja e parë sezonale për Lakers, që triumfoi me vështirësi 121-118 ndaj Memphis. 6 lojtarë të Lakers realizuan mbi 10 pikë, me Anthony protagonist, autor i 28 pikëve. Ndërsa Davis realizoi 22 pikë e LeBron 19, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Morant për veëndasit.

Zhgënjen sërish skuadra e Brooklyn, që u mund 111-95 në fushën e saj nga Charlotte, surpriza e kësaj nate. Durant realizoi 38 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa Briodges me 32 pikë ishte lider në fushë për miqtë. Fiton edhe Boston, që mundi 107-07 Houston falë 31 pikëve të Tatum.

NBA – Rezultatet e sotme

Brooklyn – Charlotte, 95-111

Houston – Boston, 97-107

New York – Orlando, 104-110

Oklahoma – Philadelphia, 103-115

Sacramento – Golden State, 107-119

Lakers – Memphis, 121-118

Lajme të tjera

Lajmet e fundit