Golden State mposht edhe Clippers, Miami “leksion” kampionëve të Bucks

22 Tetor 2021
8:30
Telesport
back button

Skuadra e Golden State, pasi mposhtir dy ditë më parë Lakers, sot triumfoi 115-113 edhe ndaj Clippers, duke i mposhtur të dyja ekipet e los Anxhelosit. Një sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku vendimtar ishte i zakonshmi Stephen Curry, me 45 pikë e 10 rebound.

Humbja e parë sezonale për kampionët e Milwaukee Bucks, që u mundën thellë 137-95 nga Miami. Tyler Herro me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Miami, mbështetur nga Adebayo me 20 pikë e Butler me 21 pikë. Fiton edhe Atlanta, që mposhti 112-87 Dallas, sfidë ku u dalluan Reddish me 20 pikë e Young me 19 pikë e 14 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Atlanta – Dallas, 113-87

Miami – Milwaukee, 137-95

Golden State – Clippers, 115-113

Lajme të tjera

Lajmet e fundit