Golden State ndal marshimin e Phoenix, Clippers fitojnë derbin me Lakers

4 Dhjetor 2021
10:11
Telesport
back button

Pas 18 fitoresh radhazi ndalet marshimi i Phoenix, që sot u mund 118-96 nga Golden State, që u hakmorr për humbjen e pak ditëve më parë. Të dyja këto ekipe janë pretendente për titullin në NBA dhe aktualisht ndajnë kreun në Perëndim, me nga 19 fitore secila. Suksesi i Warriors mban firmën e Curry, autor i 32 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Ayton për Suns.

Rikthehet në fushë pas disa ditësh LeBron James (doli pozitiv me Covid-19), por Lakers humbën 119-115 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelosit. 7 lojtarë të Clippers realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Davis dhe 23 të James.

Në Lindje, fitore pa shumë problem për Brooklyn, që mundi 110-105 Minnesota, sfidë ku u dallua Kevin Durant me 30 pikë. Falë këtij suksesi, Brooklyn ngjitet në krye të renditjes në Lindje. Fiton edhe Miami, që mundi 113-104 Indiana jashtë fushe (Lowry 26 pikë e Robinson 24), ndërsa Utah Jazz mposhti 137-130 Boston në një ndeshje spektakolare (Mitchell 34 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Miami, 104-113

Washington – Cleveland, 101-116

Atlanta – Philadelphia, 96-98

Brooklyn – Minnesota, 110-105

Houston – Orlando, 118-116

Dallas – New Orleans, 91-107

Utah Jazz – Boston, 137-130

Golden State – Phoenix, 118-96

Lakers – Clippers, 115-119

Lajme të tjera

Lajmet e fundit