Golden State “poker” fitoresh, Lakers dalin nga kriza

27 Tetor 2021
8:58
Telesport
back button

Golden State korrën sot fitoren e katërt radhazi në NBA, duke mundur 106-98 Oklahomën jashtë fushe dhe kryesojnë renditjen në Perëndim. Ndeshje e mirë e skuadrës mike, ku u dalluan Curry me 23 pikë, Wiggins me 21 dhe Lee me 20 pikë.

Lakers duket sikur kanë dalë nga kriza, duke korrur sot fitoren e dytë radhazi. Kalifornianët mundën 125-121 San Antonio, ndeshje ku nuk luajti LeBron James, i dëmtuar. Më i miri në fushë ishte Davis me 35 pikë e 17 rebound, mbështetur nga Westbrook me 33 pikë e 10 rebound.

Fiton edhe Utah Jazz, 122-110 ndaj Denver, duke korrur fitoren e tretë radhazi në kampionat. 6 lojtarë të Lazz realizuan mbi 10 pikë, me Gobert autor i 23 pikëve e 16 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

New York – Philadelphia, 112-99

Oklahoma – Golden State, 98-106

Dallas – Houston, 116-106

San Antonio – Lakers, 121-125

Utah Jazz – Denver, 122-110

Lajme të tjera

Lajmet e fundit