Golden State shkëlqen ndaj Detroit, Minnesota fiton në sekondat e fundit

19 Janar 2022
9:36
Telesport
back button

Dy ndeshje janë luajtur sot në NBA.

Skuadra e Golden State fitoi 102-86 ndaj Detroit, duke qëndruar në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Thompson me 21 pikë, Wiggins me 19 e Curry me 18 pikë, bënë diferencën në parket për Warriors.

Fiton jashtë fushe edhe ekipi i Minnesota, që mundi 112-110 New York në sekondat e fundit, një ndeshje me rivalitet. Për miqtë u dalluan Edwards me 21 pikë e Towns me 20, duke i bërë 27 pikët e Fournier për vendasit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit