Golden State siguron finalet në Perëndim, Boston ndal sërish kampionët e Bucks

14 Maj 2022
9:11
Telesport
back button

Golden State bëhet skuadra e parë finaliste e play off-it në Konferencën e Perëndimit. ëarriors fituan sot 110-96 ndaj Memphis në sfidën e gjashtë gjysmëfinale, duke fituar 4-2 serinë e takimeve.

Ashtu si dikur, Clay Thompson (30 pikë) e Stephen Curry (29 pikë) bënë diferencën në fushë për skuadrën e Golden State, që tregoi epërsi, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Për Memphis, Brooks realizoi 30 pikë, por që s’mjaftuan.

Në Konferencën e Lindjes, barazim 3-3 me ndeshjes mes Boston e Milwaukee. Ekipi i Celtics firtoi 108-95 ndaj kampionëve në fuqi të Bucks, në një ndeshje ku ata patën epërsi shumicën e kohës dhe e merituan fitoren.

Ndeshja magjike e Jayson Tatum, që realizoi 46 pikë për Boston, mbështetur nga Broën me 22 pikë e Smart me 21 pikë. Për Milwaukke u dallua Giannis Antetokounmpo me 44 pikë e 22 rebound, por që mbetën për statistikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit