Golden State turpërohet nga Boston, Oklahoma merr kreun e renditjes në Perëndim

4 Mars 2024
8:21
Telesport
back button

Skuadra e Golden State u mund thellë 88-140 nga Boston, që kryeson jo vetëm renditjen në Konferencën e Lindjes por edhe në NBA këtë sezon. Fitore e thellë, me 52 pikë për Celtics, ku dyshja Brown-Tatum realizuan 56 pikë së bashku.

Oklahoma merr kreun e klasifikimit në Perëndim pas fitores 118-110 në fushën e Phoenix. Të gjithë titullarët e ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Alexander Shai, autor i 35 pikëve.

Humbet Minnesota, që u mund në sekondat e fundit 89-88 nga Clippers. Leonard me 32 pikë ishte lider për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Edwards për vendasit.

Fitore të rëndësishme për play off-in korri Philadelphia, që mundi 120-116 Dallas, ndeshje ku u dalluan Harris me 28 pikë, Maxey me 24 e Oubre me 21 pikë. Doncic realizoi një “triple double” për Dallas (38 pikë, 11 rebound, 10 asist), por që s’mjaftuan.

NBA-Rezultatet e sotme

Dallas – Philadelphia, 116-120

Minnesota – Clippers, 88-89

Boston – Golden State, 140-88

Toronto – Charlotte, 111-106

Orlando – Detroit, 113-91

San Antonio – Indiana, 117-105

Cleveland – New York, 98-107

Phoenix – Oklahoma, 110-118

Lajme të tjera

Lajmet e fundit