Golden State “vret” NBA, marshon drejt mbrojtjes së titullit kampion

22 Mars 2019
9:18
Alfred Lleshi
back button

U luajtën gjashtë ndeshje të radhës në NBA, kampionatin e basketbollit më të fortë në botë. Golden State Warriors nuk ndalet, duke marrë fitoren e radhës dhe vijuar rrugën e mbrojtjes së titullit të kampionit. “Luftëtarët” i kënaqën mbështetësit e vet në “Oracle Arena”, ku mposhtën Indiana Pacers. Rezultati përfundimtar ishte 112:89.

Basketbollisti më produktiv në këtë përballje ishte DeMarcus Cousin për vendësit, që regjistroi “double-double” falë 19 pikëve dhe 11 kërcimeve. Klay Thompson shënoi 18 pikë. Spikati në radhët e Indiana Pacers Tyreke Evans, me 20 pikë të realizuara. 

Pas kësaj fitoreje, Golden State vijon të kryesojë Konferencës Perëndimore. Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e plota dhe përmbledhjet e gjashtë ndeshjeve të NBA.

Golden State Warriors – Indiana Pacers 112:89

Charlotte – Minnesota  113:106

Washington – Denver  108:113

Atlanta – Utah  117:114

Phoenix – Detroit  98:118

Sacramento – Dallas  116:100

Lajme të tjera

Lajmet e fundit