Golf dhe aventurë: në Afrikën e Jugut luhet mes luanëve, leopardëve dhe elefantëve (FOTO)

3 Qershor 2020
17:05
Denis Hakanaj
back button

Golfi kthehet në një aventurë në Skukuza Golf Club. Adresa është Kruger National Park, Afrikë e Jugut. Fusha është në mes të parkun të famshëm natyror, një parajsë e pastër ku nuk ekzistojnë mur rrethues për të mbajtur larg kafshët.

Kështu, loja kthehet në një aventurë deri në atë pikë sa para fillimit të saj kërkohet një firmë në një dokument që përjashton klubin nga përgjegjësi të mundshme për takime me luanë, hiena, elefantë dhe hipopotamë.

Golf dhe aventurë, por pa aksidente

Fotografitë janë  bërë nga 29-vjeçari Jean Roussow, i lindur dhe i rritur brenda Kruger National Park.

“Bëj shëtitje çdo ditë në park për të kontrolluar sigurinë e lojtarëve. Kafshët janë gjithmonë në distancë: nuk kemi patur kurrë asnjë aksident serioz me luanë, leopardë ose elefantë. Gjithsesi, i lajmërojmë lojtarët për rreziqet e mundshme”.

“Por është pikërisht kjo e bukura që i pëlqen lojtarëve tanë, të luajnë golf dhe të jetojnë një aventurë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit