Goli fantastik ndaj Dortmundit, Kimmich tregon sekretin

26 Maj 2020
21:39
Eraldo Harlicaj
back button

Joshua Kimmich ishte autori i golit të vetëm të Bayern Munchen në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit në transfertë. Futbollisti i dha fitoren me rrjetën e tij, pasi ndeshja mbaroi 0-1 në favor të kampionëve të Gjermanisë.

Futbollisti i Bayernit foli për gjuajtjen e tij në formë parabole dhe tregon se nuk ka qenë e rastësishme. “Përpara ndeshjes na thanë se Burki zakonisht dilte jashtë vijës së tij të portës.

“Ishte një nga golat e mi më të bukur të karrierës, ishte një goditje shumë e rëndësishme”, – tha Kimmich për faqen zyrtare të Bayern Munchen. Fitorja e Bayernit i vë një shkelm të madh garës për titullin kampion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit